Kampioni i Kosovës Drita ka pësuar humbje kundër kampionit të Suedisë,Malmos

Kampioni i Kosovës Drita ka pësuar humbje kundër kampionit të Suedisë,Malmos

Drita pësoi humbjen e parë në aventurën e saj në garat Evropiane dhe ishte pikërisht kampioni suedez ai i cili ia shkaktoi këtë humbje.

Suedezët u treguanë më të mirë se kampioni Drita në repartin e sulmit meqë rast arritën të shënonin dy herë edhe atë gjatë pjesës së parë.

Drita edhe pse filloi më mirë ndeshjen dhe pati një gjysmë rast shënimi me sulmuesin Haxhimusa por goditja e tij me kokë përfundoi shumë afër portës mysafire.

Po zhvillohej minuta e 13-të e ndeshjes kur suedezët shënuan goline parë nëpërmjet Strandberg i cili u gjend më së miri në zonën e rrezikshme të Dritës.

Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe mysafirët arritën të shënonin edhe golin e dytë nëpërmjet Traustason, i cili shënoi pas një aksioni mirë të ndërtuar.

Mysafirët arritën të shënoin edhe golin e tretë në minutat e fundit të ndeshjes përkatësisht në minutën e 82-të kur Rosenberg shënoi për rezultatin përfundimtar.

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Malmos do të luhet në Suedi pas një jave.