Lidhja ndërmjet dritës misterioze dhe tërmetit nuk është dëshmuar asnjëherë

Lidhja ndërmjet dritës misterioze dhe tërmetit nuk është dëshmuar asnjëherë

Një dritë misterioze me ngjyrë gjelbër-kaltër është parë në qiell mbi Meksiko City menjëherë pas tërmetit prej 8.2 ballë të Rihterit, duke shkaktuar frikë të madhe në mesin e qytetarëve.

Edhe pse shkenca nuk ka shpjegim zyrtar, besohet se bëhet fjalë për një fenomen natyror.

Sizmologu Stiven Hiks tha se lidhja ndërmjet dritës misterioze dhe tërmetit nuk është dëshmuar asnjëherë dhe se besohet të ketë pasur ndonjë shpërthim të gjeneratorit dhe sistemit për mbushje.

Shkencëtarët nuk pajtohen me mendimin e tij, duke thënë se ka shënime sipas të cilave njerëzit kanë parë drita të tilla menjëherë pas tërmeteve edhe para disa mijëra viteve.

Edhe shkenca është e interesuar për këtë temë, por nuk ka shpjegim zyrtar.