Kuka: Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi!

Kuka: Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi!

Pas medaljes së bronztë që Majlinda Kelmendi fitoi në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë, trajneri i saj, Driton Kuka ka thënë se është ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar kudo që gjendet.

“Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio! 8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes sē dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren! Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore! Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi!
Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ndryshe, në garë për pozitën e tretë, Majlinda Kelmendi e ka mposhtur Joana Ramos, garuese nga Portugalia./21Media