Kuka feston ditëlindjen

Kuka feston ditëlindjen

Trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka sot feston ditëlindjen. Në ditën e veçantë të tij, Dritoni u shpreh se këtë vit Lojërat Evropiane dhe Botërori i kanë sjellë dhuratat më të mira.

“Ditëlindja ime …
Sivjet Lojërat Evropiane dhe Botërori më sollën dhuratat më të mira për ditëlindjen time!
Vite janë ba mjaft spo e theksoj numrin se po ndjehem ende i ri”, shkroi Kuka në facebook, ku po merr urime të shumta.

Me rastin e ditëlindjes, trajnerin e njohur të xhudos e uroi edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Urimë ditëlindja mjeshtër i medaljeve, Driton Kuka, i bëfsh 100!”, shkuhet në faqen e Komitetit në facebook, ku u numëruan edhe sukseset e Kukës si tranjer te siniorët./21Media