Policia e Korçës zbuloi 686 kilogramë kanabis në një shtëpi në fshatin Bulgarec të Korçës

Policia e Korçës zbuloi 686 kilogramë kanabis në një shtëpi në fshatin Bulgarec të Korçës

Droga u gjet pas një denoncimi të mbërritur në komisariatin dixhital se në shtëpinë e 45 vjeçarit me inicialet K.K kultivohej kanabis sativa.

Pas kontrollit uniformat blu sekuestruan lënden narkotike. Për hashashin policia shpalli në kërkim pronarin e shtëpisë, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë, raporton Vizionplus.

Një natë më parë në një tjetër operacion policia e Tepelenës sekuestroi 650 kilogramë kanabis në Memaliaj, ndërsa në pranga ranë dy persona.