“Ata janë lojtarë të veçantë”

“Ata janë lojtarë të veçantë”

Ish ylli i Chelsea-s dhe Bregut të Fildishtë, Didier Drogba beson që dy sulmuesit e PSG-s, Neymar dhe Mbappe do ta fitojnë Topin e Artë.

Dyshja luajti rol të rëndësishëm sezonin e kaluar kur PSG e fitoi Ligën e Francës, duke shënuar rreth 115 gola në të gjitha kompeticionet.

Drogda në një intervistë tha që të dy do ta fitojnë Topin e Artë së paku një herë.

Neymar dhe Mbappe, një ditë do ta fitojnë Topin e Artë. Ata janë lojtarë të veçantë”, tha ai.

Sot, PSG luan kundër Bordeaux, nga ora 15:30./21Media