Drogë drejt Greqisë 6 persona përfundojnë në pranga

Hetimi i nisur kohë më parë ka rezoltuar i suksesshëm për policinë e Shqipërisë

Një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda ka çuar në zbulimin dhe goditjen e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Në bazë të hetimit disamujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, të cilët dyshohet se kanë trafikuar në kohë të ndryshme sasi të konsiderueshme kanabis sativa nga jugu dhe jug-lindja e Shqipërisë për në territorin e Greqisë.

Në kuadër të këtij hetimi, gjatë muajve të fundit janë arrestuar disa anëtarë të këtij grupi në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi.

Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek ose atij greko-maqedonas.

Back to top button