Drogë e prostitucion në lokalin e natës, arrestohen menaxherët dhe këngëtari

Hetimet vazhdojnë

Tre persona kanë rënë në pranga gjatë kontrollit të ushtuar nga policia për në një lokal nate në Shkodër.

Ambientet e lokalit ishin vënë në dispozicion nga pronari për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Uniformat blu arrestuan dy menaxherët e klubit dhe një këngëtar, që në bashkëpunim me pronarin e klubit, i cili është shpallur në kërkim, kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Në pranga ranë:

– A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

– G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

– Z. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Ndërsa u shpallën në kërkim pronari i lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni,”- informon policia.

Në momentin e kontrollit, uniformat blu sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Policia vazhdon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’./oranews

Back to top button