Të dyshuarit iu kontrollua edhe shtëpia

Të dyshuarit iu kontrollua edhe shtëpia

Policia njofton se dje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasiqë gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike (8-qese) në peshë totale 14.7 gramë.

‘’Në konsultim me GJPP-në është bërë edhe bastisja e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular dhe 15 € para të gatshme’’, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media