Droni shkakton probleme në aeroportin e Gatwick-ut

Një dron që fluturonte afër aeroportit të Gatwick-ut çoi në mbylljen e pistës dhe detyroi pesë fluturime të ndërrojnë drejtimin

Një punonjës i aeroportit tha që pista është mbyllur dy herë për nëntë minuta dhe pesë minuta në mbrëmjen e së dielës pasi që u pa një dron në hapësirën ajrore.

EasyJet tha se katër fluturimet e kompanisë së tyre kanë devijuar, përderisa avioni British Airways është detyruar të aterojë në Bournemouth. Fluturimet tjera kanë operuar duke shkuar në bazë të udhëzimeve të dhëna, si masë paralajmërimi.

Zyrtarët e aeroportit thonë: “Operimet e pistave në Gatwick janë anuluar ndërmjet orës 18:10 dhe 18:19, dhe përsëri prej orës 18:36 deri në 18:41, duke shkaktuar një numër të vogël vajtje-ardhjesh dhe devijimesh”.

“ Fluturimet kanë filluar të qarkullojnë në mënyrë të rregullt, gjersa policia është duke u marr me hetimet rreth rastit”.

Pasagjerët për BBC-në kanë treguar se si fluturimet e tyre kanë marr tjetër drejtim nga Gatwick-u.

Craig Jenkins, i cili po fluturonte me Easyjet nga Napoli i Italisë, tha: “ Ishim duke shkuar drejt pistës kur papritmas aeroplani filloi t’i binte rreth e rrotull.  Bëri katër apo pesë rrotullime para se kapiteni të na thoshte se do të zbresim në Stansted.  Fillimisht na thanë se Gatwick ishte i mbyllur për shkak të një aksidenti, më pas thanë që kishte qenë një dron”.

Mr Jenkins, i cili është nga Greenwich, veri-lindja e Londrës, tha që udhëtarëve iu dha një zgjidhje ose për të  zbarkuar në Stansted ose për të pritur një orë dhe për t’u kthyer në Gatwick.

Autoriteti Civil i Aviacionit tha që ka pasoja serioze për njerëzit të cilët i thyejnë rregullat sa i përket lëshimit të dronëve.
“Me të vërtet është e papranueshme që të fluturojnë dornët afër aeroportit dhe çdo kush që i shkel rregullat do të përballet me dënime të rënda duke përfshirë burgimin”./21media

Back to top button