Edhe një sukses tjetër i Duas!

Edhe një sukses tjetër i Duas!

Njërën ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, Dua Lipën, përveç angazhimeve në sferën e muzikës, jo rrallë e kemi parë edhe si pjesë të reklamave. Sot, Dua zbuloi se ajo do të jetë fytyra e parfumit të ri të kompanisë “YSL Beauty”, transmeton rtv21.tv

“Sekreti më i vështirë për t’u mbajtur! Shumë krenare dhe e ngazëllyer t’ju tregojë se unë jam fytyra e parfumit të ri të YSL.”, shkroi artistja krahas një fotografie në Instagram. Ajo falënderoi bashkëpunëtorët që i dhanë mundësinë të zgjedhte aromën e preferuar të parfumit dhe ta bëjë ëndrrën e saj realitet, duke punuar me brendin që e do më së shumti.

Edhe ky brend i njohur publikoi disa fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku u shprehën të kënaqur se Dua do të jetë ambasadorja e parfumit të ri të YSL.

Yves Saint Laurent është themeluar në korrik të vitit 1961, në Paris të Francës./21Media