Falënderon fansat me një fotografi të veçantë nga fëmijëria

Falënderon fansat me një fotografi të veçantë nga fëmijëria

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa njihet si njëra ndër artistet më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar. Sot, artistja ka ndarë edhe një sukses tjetër të radhës me fansat e saj. Në Instagram, artistja shqiptare ka arritur 30 milionë ndjekës, duke u bërë kështu këngëtarja e parë shqiptare me një numër kaq të madh ndjekësish.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një fotografie që ka publikuar në Instagram, fotografi nga fëmijëria dhe ka falënderuar fansat e shumtë për gjithë këtë përkrahje, shkruan rtv21.tv

“30 MILIONË! JU FALËNDEROJ. E lumtur që ekzistoj, që krijojë muzikën që e dua, me njerëzit që i dua, për njerëzit që i dua”, ka shkruar Dua krahas fotografisë.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 45 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media