Dua e mbuluar flamurin kuq e zi

Dua e mbuluar flamurin kuq e zi

Mbrëmë përfundoi nata e dytë e edicionit të sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”.

Artistët që performuan mbrëmë ndezën skenën e madhe të këtij festivali. Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Kida, Lumi B dhe Gashi  janë vetëm disa nga emrat e këngëtarëve që ngjitën mbrëmë skenë për t’i argëtuar publikun e pranishëm.

E pranishme edhe mbrëmë ishte themeluesja e fondacionit “Sunny Hill”, këngëtarja Dua Lipa, e cila shikoi nga afër performancat e të gjithë këngëtarëve.

Ajo çka ra ne sy mbrëmë ishte vallëzimi i Duas me reperin e njohur shqiptar Gashin me vallen e shotës, teksa Dua ishte e mbuluar me flamurin kombëtar.

Sonte në naten e fundit të festivalit pritet të performojnë emrat e njohur të muzikë elektronike si: Generik, Meduza, Bondax, Mark dhe Kremont, Karma Kid, Klangkarussell, Rrrron, Kamu Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov dhe përmbyllja me super yllin Calvin Harris. /21Media