Dua Lipa në lidhje me vëllain e motrave Hadid

Dua Lipa në lidhje me vëllain e motrave Hadid

Vetëm pak javë pasi u nda nga ish – i dashuri i saj, Isaac Carew, këngëtarja e mirënjohur, Dua Lipa, filloi lidhjen e re. Siç raportojnë mediat e huaja, këngëtarja është në lidhje me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid.

Gjithë thashethemeve, Dua u dha fund të shtunën në Londër, teksa u pa bashkë me Anwar Hadid në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park”. Madje, qarkulluan edhe disa fotografi, teksa ajo po puthej me Anwarin në publik.

Asnjëri nga ta nuk e konfirmoi lidhjen, transmeton rtv21.tv

Siç raportojnë mediat e huaja, Anwar është tre vjet më i ri se Dua. Ai ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner./21Media