Garë e vështirë

Garë e vështirë

“Echo Awards” ka publikuar mbrëmjen e kaluar nominimet në të 22 kategoritë, ku në mesin e të shumë të nominuarve janë edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Ato garojnë për çmimin “Kunstlerin International” apo “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, ndërsa po në këtë kategori të nominuara janë edhe yjet botërore Taylor Swift, Camila Cabello dhe Pink.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Echo Awards” mbahet më 12 prill në Berlin të Gjermanisë, shkruan rtv21.tv

Në mbrëmjen kryesore live perfomacën do të japin: Rita Ora dhe Liam Payne, Helene Fischer dhe Jason Derulo.

Çmimi muzikor gjerman ECHO jepet që nga viti 1992 nga akademia gjermane Phono. Fituesit përcaktohen nga votimi i publikut dhe finalja nga votimi i jurisë.  Në mesin e fituesve internacional të viteve të kaluara janë: Robbie Williams, Adele, Lady Gaga, Coldplay, Pink Floyd, David Guetta, Rag‘n‘Bone Man etj. / 21Media