Edicioni i 62-të i ceremonisë “Grammy Awards” mbahet nesër

Edicioni i 62-të i ceremonisë “Grammy Awards” mbahet nesër

Emri i njohur në industrinë muzikore, Dua Lipa është në mesin e të ftuarve special në ceremoninë  “Grammy Awards” që do të mbahet nesër.

Dua që nga tani po ndihet e emocionuar që në edicionin e 62-të  “Grammy Awards” do të jetë bashkëprezantuese.

Ajo publikoi një imazh të realizuar për “Billboard” bashkë me Ella Mai dhe Post Malone.

Është ajo kohë e vitit përsëri. Shumë e ngazëllyer për të gjitha nominimet dhe e ngazëllyer të festoj me ju të gjithë”, ka shkruar Dua poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Vitin e kaluar Dua Lipa në këtë ceremoni ishte shpërblyer me dy çmime,  në kategorinë “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë dance”. /21Media