Dua Lipa shënoi edhe një sukses të radhës

Dua Lipa shënoi edhe një sukses të radhës

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa se fundmi ka shënuar edhe një sukses. Pas triumfit në “Global Awards 2020”, Dua me këngën që ka publikuar vitin e kaluar, “Dont Start Now” tani është në top 3 të “Billboard”, shkruan rtv21.tv

Ky sukses i radhës e ka befasuar këngëtaren kosovare, e cila është shprehur në instagram se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Ndryshe, para pak ditësh, Dua është nderuar me çmimin “Artistja më e mirë britanike”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila zhvillohet në Londër. Ajo ka mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz./21Media