Ylli botëror sot ka ditëlindjen

Ylli botëror sot ka ditëlindjen

Këngëtarje kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Ylli ndërkombëtar sot mbushi 24 vjet, shkruan rtv21.tv

Në datën e saj të veçantë, Dua mori dhuarata të shumta, fotografi të të cilave po i bën publike për 33 milionë e 500 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Në mesin e dhuratave që Dua mori është edhe një gur i çmuar që ia dhuroi i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Dashurinë e saj për muzikë Dua Lipa e ka ushqyer edhe nga babai i saj, që ishte solist i grupit “Oda”, Dukagjin Lipa.  Pas kthimit të saj në Kosovë me familje kur është shpallur pavarësia, ajo ka vendosur që ta ndjekë ëndrrën e saj, muzikën.

Në moshën 15 vjeçare ajo ishte kthyer përsëri në Londër, e vetme për ta realizuar ëndrrën, e që ia doli mbanë. Dua kishte filluar t’i këndonte në Youtube disa këngë, me të cilat iu ka rënë në sy producentëve anglezë. Pas zbulimit të talentit të saj, ajo ka nënshkruar kontratë me një ndër kompanitë më të rëndësishme muzikore në botë, Warner Bros Music. Që atëherë, e menaxhuar nga ekipi i njëjtë qe menaxhon edhe Lana Del Rey, Dua kishte filluar të punojë mbi albumin e saj.

Dua ka debutuar në Angli me këngën “New Love”, para tri vitesh, ndërsa albumi saj i parë i vetë-emëruar Dua Lipa ishte lansuar më 17 qershor të vitit 2017.

Dua njihet për energjinë dhe sukseset e saj që nuk po kanë të ndalur. Vjet ajo është zgjedhur artistja më e suksesshme në Britani, ndërkohë që suksese të shumta ka shënuar edhe gjatë këtij viti.

Sivjet Lipa ka fituar dy çmime në “Grammy Awards”, duke u bërë kështu këngëtarja e parë shqiptare që është shpërblyer në këtë event. Artistja është shpërblyer me çmim në kategorinë “Artisti më i mirë i ri” si dhe “Kënga më e mirë dance”.

Ndërkohë, në fillim të muajit gusht të këtij viti Dua ishte në Kosovë, në festivalin e saj “Sunny Hill”. Ajo elektrizoi publikun kur me reperin Gashi vallëzuan “Shotën”, teksa Dua ishte e mbështjellur me flamurin kombëtar.

Ndërsa, së fundmi Dua është bërë fytyrë reklamuese e parfumit “Libre” të gjiganit YSL.

Kujtojmë që, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 50 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media