Mahniti publikun!

Mahniti publikun!

Njëra ndër artistet më të njohura shqiptare me nam botëror, Dua Lipa la gjurmë në edicionin e sivjetmë të MTV EMA. Ajo hapi edicionin e sivjetmë me këngën “Don’t start now”, që ka vetëm pak ditë që u publikua, por po pëlqehet shumë.

Duke e hapur edicionin e sivjetmë të MTV EMA me një stil disko, Dua ftoi fansat e saj në botën e saj gjersa ajo po performonte me një armatë kërcimtarësh. Performanca u përshkua me shumë energji. Ishin të përfshira edhe disa karrige, transmeton rtv21.tv

Përveç se solli një frymë tjetër, Lipa mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen e saj në tepihun e kuq.

Dua po shkëlqen./21Media