Albumi i Duas publikohet në fillim të vitit 2020

Albumi i Duas publikohet në fillim të vitit 2020

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa ka kohë që është duke punuar për albumin e ri muzikor. Albumi i saj i ri do të publikohet në fillim të vitit 2020, sipas artistes. Sot artistja përmes disa fotografive që publikoi në Instagram bëri të ditur edhe emrin e albumit. “Future nostalgia” mban titullin albumi, këtë e ka bërë tatu në krahë, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

SWIPE FOR ALBUM TITLE 🔐💝

A post shared by FUTURE NOSTALGIA 2020 🔐💛 (@dualipa) on

Këtë album e ka vlerësuar si një epokë të re në karrierën e saj, duke bërë të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër.

Para dy vjetësh, Dua publikoi albumin e saj të parë të titulluar “Dua Lipa”, me të cilin theu rekord. Ky u bë albumi më i ndjekur në histori me 10.5 miliardë ndjekës online dhe është shitur deri në 3.5 milionë kopje./21Media