Artistja zbulon datën e publikimit të albumit

Artistja zbulon datën e publikimit të albumit

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa zbuloi datën e publikimit të albumit të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”. Këngëtarja konfirmoi se albumi i saj do të publikohet më 3 prill, transmeton rtv21.tv

Ky lajm erdhi pasi Dua ka konfirmoi javën e kaluar se kënga e saj “Physical” do të publikohet nesër (31 janar).

Për albumin artistja u shpreh se gjeti inspirim te emra të njohur.

“Çfarë desha të bëja ishte të largohesha pak nga ‘zona e rehatisë’ dhe ta sfidoja veten me muzikë që do të ishin të bukura po aq sa disa nga këngët e mija të preferuara pop, që janë unike të mijat. U inspirova nga shumë artistë, nga Gwen Stefani te Madona te Moloko te Blondie dhe Outkast, vetëm disa nga ta”, u shpreh artistja.

Lidhur me projektin “Physical”, këngëtarja tha se është inspiruar në vitet e 80-ta, si dhe është këngë plotë energji.

“Ju mund të kërceni me të. Është me të vërtetë, një prej këngëve të mia energjike”, tha këngëtarja.

Artistja dje solli trailerin e këngës “Physical”./21Media