Dua e lumtur përkrah të dashurit

Dua e lumtur përkrah të dashurit

Artistja super e talentuar shqiptare, Dua Lipa, po kalon çaste të bukura romantike me të dashurin e ri, Anwar Hadid. Në Instagram ku numëron me miliona ndjekës ndau disa poza përkrah partnerit të saj, e nuk mungoi as një video teksa po i dhuronte puthje të zjarrtë ‘dhëndrit’ të Kosovës, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Bubble hearts 4 @marcjacobs 💘

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Në këtë fotografi i komentoi edhe nëna e Anwarit, Yolanda Hadid dhe ky koment i saj duket të jetë i vlefshëm për artisten e mirënjohur shqiptare.

Ndërsa, modelja Gigi Hadid e publikoi një fotografi të çiftit përmes së cilës u tregoi se sa shumë i do ata.

“I dua shumë këta dy”, shkroi ajo krahas fotografisë, përcjellë rtv21.tv

24-vjeçarja pas ndarjes me ish-të dashurin e saj, Isaac Carew, menjëherë filloi lidhjen me Anwar Hadid, i cili është tri vjet më i vogël se ajo.

Vetëm pas dy muajsh lidhje, sipas mediave të huaja, ata po planifikojnë të zhvendosen në New York. Kështu tha një burim për The Sun, ku ndër tjerash tregoi se ata filluan kërkimet për një apartment në New York, kështu që ai do të jetë afër motrave të tij, Gigi dhe Bella. Dua tashmë është duke u përgatitur të ndahet nga familja në Londër, për të vazhduar jetën në “Big Apple”, ku edhe e ka kompletuar albumin e dytë./21Media