Miley Cyrus në festivalin "Sunny Hill"

Miley Cyrus në festivalin “Sunny Hill”

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, do të marr jetë pjesëmarrëse në festivalin “Sunny Hill”, i cili do të mbahet në muajin gusht.

Këtë lajm e ka bërë të ditur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nëpërmjet një postimi në Instagram në të cilën shihet Miley ku dëgjohet duke e përmendur Kosovën.

 

 

“Sunny Hill Festival” këtë vit pritet të sjellë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike disa prej tyre janë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Asap Rocky dhe Skepta. Këtë vit ky festival do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore. Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj./21Media