“Dua Lipa është tani mbretëresha e siç e quan ajo ‘dark pop’ dhe një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën”

“Dua Lipa është tani mbretëresha e siç e quan ajo ‘dark pop’ dhe një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën”

Kjo është një nga cilësimet që i bëhet artistes në intervistën e saj të fundit për revistën “Elle”. Intervista nis në shtëpinë ku Dua jeton me qira dhe po përgatit mëngjesin për gazetaren.

Më pas nga veza që ajo gatuan zhvendoset te muzika dhe e kaluara e këngëtares shqiptare.

“Para luftës, nëna ime studionte juridikun. Babai im bënte muzikë dhe studionte për stomatologji. Në Londër prindërit e mi punonin në lokale dhe në kafene, ndërsa babai shkonte në universitet në të njëjtën kohë. Një nga gjërat që mësova nga prindërit e mi është mënyra si u përshtatën me rrethanat, pavarësisht gjithçkaje”, shprehet Lipa.

Kur ishte 9 vjeçe, ajo nisi të shkonte në shkollën Sylvia Young Theatre, ku ka studiuar edhe Amy Winehouse.

Dua kujton kohën kur në moshën 11-vjeçare u kthye në Kosovë me prindërit, pasi babait Dukagjin Lipës i ofruan një punë që s’mund ta refuzonte. Ajo kujton se e kishte shumë të vështirë në shkollë: “Isha vajza që flisja shqip me theks anglisht. Nuk isha shumë e mirë në mësime, sepse të gjithë në Kosovë mësonin kimi dhe algjebër, ndërsa unë isha akoma te thyesat. Ata fëmijë ishin shumë të zgjuar”.

Ndërsa ke shpenzuar kohën më të madhe në Londër, sa e lidhur ndihesh me Kosovën?

Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti t’i marrësh vesh, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ti ke etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të paragjykojnë po të jesh nga Kosova apo Shqipëria. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë./iconstyle