Dua Lipa arrin suksesin e parë me “Don’t Start Now”

Dua Lipa arrin suksesin e parë me “Don’t Start Now”

Ylli i muzikës, Dua Lipa dje publikoi  këngën e saj të re të titulluar  “Don’t Start Now” të cilën e publikoi me videoklip.

Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, Dua ka marrë mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube.

Përveç klikimeve Dua ka arritur ta zë vendin e parë në tabelat e “iTunes”, duke lënë pas artistët me famë të madhe si: Selena Gomez, Ariana Grande, Camila Cabello.

Ajo publikoi një fotografi, ku tregon se “Don’t Start Now” po qëndron e para në këtë tabelë, ndërsa falënderoi publikun për përkrahjen.

Ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 53 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media