Dua Lipa, Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa sot u nderua nga Presidentja Vjosa Osmani me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani e falenderoi Duan, në emër të të gjithë qytetarëve për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.
Osmani u shpreh se për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, “të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”.
“Sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill. Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi!”, u shkrua në faqen zyrtare të Presidentes Osmani në Facebook.
Ndryshe, prej 4 e deri më 7 gusht në Festivalin “Sunny Hill”, që mbahet në Parkun e Gërmisë do të performojnë artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtar./21Media
May be an image of 5 people, people standing and indoor

May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 2 people and people standing
Back to top button