Edhe një rekord për Duan

Edhe një rekord për Duan

Hiti i Dua Lipës “New Rules”, ka arritur rekorde të reja. Kjo këngë ka qëndruar për më shumë se 41 javë në toplistën e Billboard duke barazuar kështu rekordin e 20 vjetëve më parë të Edwin McCain me këngën “I’ll Be”.

Këto matje janë bërë në bazë të transmetimit të këngës në 40 stacione.

Po ashtu Lipa bashkë me Iggy Azalea (2014) janë femrat e vetme të cilat qëndrojnë në toplistë me tre këngë të tyre. Dua aktualisht është me “New Rules”, “IDGAF”, “One Kiss”.

Dy këngët e para janë pjesë e albumit të saj të parë “Dua Lipa”, me të cilin ajo hyri fuqishëm në tregun e ndërkombëtar të muzikës./21Media