"Lutuni për Shqipërinë"

“Lutuni për Shqipërinë”

Artistja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një shkrim emocionues për gjendjen e vështirë në Shqipëri.

Dua në Instagram ka publikuar një fotografi nga klipi i saj “IDGAF”, në të cilën është shfaqur në dy pozicione, në njëren e veshur me ngjyrë të kaltërt  dhe tjetrin me të kuqe, që simbolizon ngjyrat e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes kësaj fotografi Dua ka treguar se ka nisur një iniciativë në bashkëpunim me marken “Bond”, që udhëhiqet nga dy vëllezër shqiptarë, ku me paratë e fituara nga shitja e veshjeve do të shkojnë për Shqipërinë.

Duke u bazuar në shkrimin e saj duket se familja e Dua për Shqipërinë ka dhuruar donacione personalisht.

“28 Nëntori i këtijviti, Dita jonë e Flamurit Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetën e humbur të tërmetit shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenare për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi. Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.
Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më. Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë bashkohem me miqtë e mi Kushtrim dhe Arben nga @bond.nyc për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë. Ne kemi dëshmuar që jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUAR. Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur.”, ka shkruar Dua në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

This 28th of November, OUR National Flag Day, finds us in the middle of pain for the lost lives of the devastating earthquake in Albania and being proud of the solidarity that our brothers and sisters in Kosova and all around the world are showing towards this tragedy. As always we are all united and we are all looking for the best ways to help the affected families, children who lost their parents, parents who lost their children, and friends looking to find each other and be there for their loved ones. Every moment wasted looks like a moment too late in raising worldwide awareness of this tragedy, and that is why I can not wait any longer. Apart from mine and my family’s personal donations I am teaming up with my friends Kujtim and Arben from @bond.nyc to create materials that will be sold worldwide and 100% of the proceeds will go towards the affected families of the earthquake in Albania. All the proceeds will go directly to the official accounts provided by the Government of Albania with whom we were in contact through our friends in Prishtine. We have proved to be strong and at the moments like this we come together as a nation of brothers and sisters UNITED. Pray for Albania and for the lives lost. Join the best way of helping the cause or do your own thing. The time is always right. 🇦🇱❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

 Përveç, Duas edhe artistja e njohur me famë botërore, Bebe Rexha më 2 dhejtor do të udhëtojë në Shqipëri për t’i vizituar të prekurit nga tërmeti. /21Media