Nuk dihet ende se kur këngëtarja do t’i kthehet turneut në Australi

Nuk dihet ende se kur këngëtarja do t’i kthehet turneut në Australi

Këngëtarja Dua Lipa është detyruar t’i anulojë paraqitjet në koncertin e Bruno Mars në Brisbane, pasi nuk ndjehet mirë me shëndet.

Pas dhimbjeve të shumta të dhëmbëve, dentisti dhe kirurgu i saj oral e kanë këshilluar atë të intervenojë për t’i hequr ato, shkruan rtv21.tv

“Unë kam qenë duke e shijuar këtë turne as shumë, dhe jam mërzitur që jeta ka marr këtë rrugë, por me shpresë unë do të shërohem shpejt dhe ta bëjë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar këngëtarja.

Rikujtojmë se Dua e ka filluar mbarë këtë vit, duke u zgjedhur si artistja më e mirë femër dhe artistja debutuese më e mirë në Brit Awards 2018. Ndërsa kënga e saj “New Rules” ka arritur të klikohet mbi 1 miliard herë në kanalin YouTube. Me këtë rast Youtube më datë 22 shkurt ka nderuar Duan duke e vendosur fotografinë e saj në kopertinën e kategorisë së muzikës./21Media