Për Duan dhe Beben sukseset nuk kanë të ndalur

Loading...

Për Duan dhe Beben sukseset nuk kanë të ndalur

Sukseset për këngëtaret me origjinë shqiptare si duket nuk kanë të ndalur, dyshja janë nominuar në iHeart Radio, respektivisht me 3 dhe 2 nominime.

Pas dy nominimeve në Grammy, Dua goditi në iHeart Radio ku është nominuar për 3 çmime, ‘Artisja e vitit’, ‘Koreografia më e mirë e vitit’ dhe ‘Video muzikore më e mirë’.

Në kategorinë ‘Artistja e vitit’, Dua është në garë me Ariana Grande, Camila Cabello, Cardi B dhe Halsey.

Në listën e të nominuarve është edhe Bebe Rexha. Ajo është e nominuar në dy kategori, ‘Kënga kauntri e vitit’ dhe ‘Bashkëpunimi më i mirë’.

Lista dominohet nga Cardi B me 13 nominime në total. Ajo ndiqet nga Drake me 8 nominime dhe Post Malone me 5 nominime.


Kujtojmë që, Dua dhe Bebe janë  nominuar edhe në “Grammy Awards”. Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt të këtij viti.

Kënga e fundit e Dua-s është “If Only” në bashkëpunim me Andrea Bocellin. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në Youtube dhe deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime. Kurse, projekti i fundit muzikor i Bebes, është kënga “Say My Name”, e cila është në bashkëpunim me David Guetten dhe J Balvin. /21Media