Ndërkohë që “New Rules” arrin mbi dy miliardë klikime në youtube

Ndërkohë që “New Rules” arrin mbi dy miliardë klikime në youtube

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke punuar për projektin e ri muzikor, përcjell portali rtv21.tv

Lipa ka njoftuar se shumë shpejt do të lansojë këngën e re. “Së shpejti me muzikë të re në galaksinë më të afërt tuajën”, ka shkruar Dua krahas një fotografie që ka publikuar në Instagram

Dua aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës “Don’t start now”, të publikuar në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë që kënga e saj,New Rules”, e cila i  dha famë të madhe edhe përtej Oqenait Atlantik ka arritur të klikohet mbi dy miliardë herë në youtube dhe për këtë sukses ajo ka falënderuar fansat e saj për dashurinë dhe mbështetjen./2Media