Dua ka zgjedhur një ushqim tradicional

Dua ka zgjedhur një ushqim tradicional

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë e ftuar në emisionin e Arian Asllanit i cili njihet me nofkën Action Bronson.

Bronson drejton një emision gatimi ku kësaj radhe ka ftuar Duan e cila ka zgjedhur që të gatuajë pite me spinaq.

“Action Bronson dhe unë kemi gatuar piten e nënës time, sot në emisionin Untitled Action Bronson. Nuk jam argëtuar më shumë në një emision, mezi pres që ju ta shihni”- ka shkruar Dua Lipa mbi disa fotografi të publikuar në Instagram./21Media