Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew, 18 muaj pasi u pajtuan

Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew, 18 muaj pasi u pajtuan

Ylli i muzikës i dha fund lidhjes këtë javë. Ndërsa kuzhinieri e hoqi nga Instagram mbrëmjen e së martës.

23-vjeçarja u lidh me Isaac në vitin 2013 dhe qëndruan së bashku për 3 vite e gjysmë deri në fillim të vitit 2017

Por këngëtarja u rikthye sërish me 33-vjeçarin në janar të vitit 2018 pas ndarjes nga këngëtari Paul Klein.

“Dua dhe Isaac janë munduar shumë për të gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit pasi u kthyen së bashku. Por Lipa po nxjerr muzikë të re dhe gjërat për të dy janë bërë të vështira. Ishte një vendim i vështirë por ata nuk arritën ti bënin gjërat të funksiononin,”, tha një burim për The Sun.

Ylli i muzikës ishte në Paris të martën pasi u emërua si fytyra e re e ‘YSL Beauty’. Ajo u vizitua nga një mik i ngushtë dhe pranoi në Instagram se kishte nevojë për shokë të ri rreth saj.

Nga ana tjetër, këtë mëngjes, Isaku ka postuar një ’emoji’ të thyer të zemrës në një story të tij në Instagram dhe ka lënë të kuptohet se është i lënduar.

Kujtojmë se Isaac Carew ishte në Kosovë bashkë me Duan kur ajo ka mbajtur dy koncertet e saj në Prishtinë./21Media