Ylli shqiptar fytyrë rekalumese e parfumit "Libre"

Ylli shqiptar fytyrë rekalumese e parfumit “Libre”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është bërë fytyrë reklamuese e parfumit “Libre” të gjiganit YSL.

Në videon e publikuar në Instagram të kësaj reklame ylli shqiptar duket mahnitëse në të zeza, ndërsa e pret në duar një shqiponjë, shkruan rtv21.tv

Jam e lirë, të bëj ç’të dua” dëgjohet duke kënduar Dua teksa drejtohet drejt plazheve të Malibu-së. Spoti mbyllet me Duan që ecën gjithë vetëbesim, teksa nga mbrapa flakët formojnë fjalën LIBRE.

Kujtojmë se, në fillim të muajit gusht të këtij viti Dua ishte në Kosovë, në festivalin e saj “Sunny Hill”, ajo elektrizoi publikun kur me reperin Gashi vallëzuan “Shotën” teksa Dua ishte e mbështjellur me flamurin kombëtar./21Media