Dua Lipa është krenare që babai i saj po e realizon ëndrrën për një festival në Kosovë

Dua Lipa është krenare që babai i saj po e realizon ëndrrën për një festival në Kosovë

Me anë të një statusi në Facebook Dua Lipa ka treguar se është e lumtur që SunnyHill Festival po vjen në Kosovë.

“Po ndihmojmë që Kosova të vendoset në hartën e vendeve kulturore. Unë do të jem në Kosovë disa ditë para festivalit për të ndihmuar në bamirësi dhe për të vizituar vendin tim të lindjes”, ka shkruar mes tjerash Dua Lipa në Facebook.

Dua Lipa në Prishtinë do të prezantohet më 10 gusht, pas koncertit të fundit që pat realizuar në vitin 2017 në Prishtinë. Ne Germi për tre ditë  (10, 11 dhe  12 gusht) do të performojnë dhjetëra artistë të mëdhenjë.

Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta. / 21Media