Në pak minuta Dua zbulon disa sekrete!

Në pak minuta Dua zbulon disa sekrete!

Në një intervistë të shkurtër për revistën Billboard, super ylli shqiptar Dua Lipa, ka folur rreth albumit të saj të ri, duke thënë se 2018-ta e sjell një Dua Lipa më spirituale.

Dua po ashtu ka treguar se ka shumë femra në industrinë e muzikës, me të cilat dëshiron të bashkëpunojë, njëherit ka thënë se është në disa bisedime, por që ende nuk dëshiron t’i zbulojë, shkruan rtv21.tv

E pyetur se sa a e pëlqen reperin Jay Z, Dua tha se i pëlqen ai dhe i pëlqen Hip Hopi në përgjithsi, ajo tha se është rritur me Hip Hop në Kosovë.

Njëra nga këngët e vitit të kaluar që thotë se do të dëshironte që ajo ta ketë shkruar, është “Liability” nga Lorde.

“Mendoj se ajo është briliante dhe një tekst-shkruese e mrekullueshme”, është shprehur Dua./21Media