23 vjeçarja për këngët e reja po bashkëpunon me Nile Rodgersin

23 vjeçarja për këngët e reja po bashkëpunon me Nile Rodgersin

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke punuar për albumin  e saj më të ri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua në rrjetin social Instagram, e cila ka treguar se ka filluar të punojë për këngët e albumit të dytë.

Unë dua t’ju mbaj të gjithëve të informuar me procesin. Kështu po eci ngadalë dhe kam filluar të përfundoj këngët për albumin tim të ardhshëm. Pas turneut të parë kam kuptuar se në albumin e parë kam pasur më shumë muzikë elektronike ndërsa tanimë më nevojitet shumë më tepër instrumente live”, ka shkruar Dua në Instagram.


Ndër të tjera, 23 vjeçarja ka treguar se për këngët e reja po bashkëpunon me Nile Rodgersin dhe se mezi po pret që të dëgjohen këngët e reja.

Kujtojmë se artistja shqiptare këndoi edhe kolonën zanore të filmit, “Alita: Battle Angel” që u publikua këtë vit. “Swan Song”, titullohet kënga e filmit që deri më tani numëron mbi 40 milionë klikime në kanalin Youtube. /21Media