Reagon BimBimma

Reagon BimBimma

Sot në Prishtinë  fillon Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, e në mesin e shumë artistëve vendorë e ndërkombëtarë do të jetë edhe ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa e cila do të performojë sonte nga ora 00:30.

Përveç Festivalit, Dua si duke po e shijon në maksimum qëndrimin e saj në Kosovë për tu argëtuar me shoqëri. Madje ajo  po tregohet e kujdesshme për të ndarë çdo moment me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Kënga e grupit NR “Afrim Roboti”, vazhdon të dëgjohet e pëlqehet ende edhe pse është publikuar në vitin 2003, këtë e ka dëshmuar Dua e cila në disa video të fundit të publikuara,  dëgjohet duke e kënduar këtë këngë dhe njëkohësisht duke vallëzuar më të.

Njërit prej anëtarëve të këtij grupi NR si duket i ka lënë përshtypje të mirë dhe është ndier i nderuar, kur ka parë se si Dua këndon këngen e tyre. Ishte Bimbimma i cili me të parë  këtë video të Duas,  ka bërë share në  profilin e tij Instagram.

Mirëpo kjo nuk është kënga e vetme me të cilën argëtohet Dua në Prishtinë.  Hitet e kësaj vere të krijuara nga artistët e skenës sonë, Dua si duket i ka për qefi  vlen të përmendim atë të: Ledri Vulës Elvana Gjatës, Lumi B…

Ndryshe ylli kosovar, Dua Lipa, gjatë konferencës së mbajtur në Kosovë  ka thënë që ndihet shumë e lumtur dhe me fat që iu është dhënë mundësia të këndojë dhe me muzikën e saj ta bëjë popullin e Kosovës krenarë./21Media