"IDGAF" titullohet kënga e saj të cilën do ta sjell pas katër ditëve

“IDGAF” titullohet kënga e saj të cilën do ta sjell pas katër ditëve

Pas suksesit të madh që korri me “New Rules”, këngëtarja shqiptare Dua Lipa po vjen me diçka tjetër.

Kësaj radhe “IDGAF” titullohet kënga e saj të cilën do ta sjell pas katër ditëve, shkruan rtv21.tv

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja me anë të një fotografie që ka publikuar në Instagram.

“Videoklipi për këngën time të radhës #IDGAF po vjen me 12 janar. Jam shumë shumë e emocionuar ta shihni ju këtë!!”, ka shkruar Dua sipër mbishkrimit të fotografisë.

Duket se kësaj radhe Dua do të vij më ndryshe se herave tjera, mbetet të shihet se a do ta kalojë “IDGAG” suksesin e “New Rules”./21Media