Lipa sjell "Break My Heart"

Lipa sjell “Break My Heart”

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Dua Lipa befason adhuruesit e saj.

Ajo përmes rrjetit social “Instagram” ka njoftuar se do ta publikojë albumi e saj i ri, këtë të premte. Kësaj suprize i paraprinë publikimi i këngës së re, që titullohet “Break My Heart” e që do të publikohet të mërkurën.

Këngëtarja 24 vjeçare këtë albumin kishte planifikuar ta publikonte në muajin prill, por këtë po e bën që t’iu falë fansave të saj sado pak hare e gëzim, në kohën kur e gjithë bota është e mbyllur, shkruan rtv21.tv.

“Physical” titullohet projekti i fundit i këngëtares, të cilin e publikoi në muajin janar./21Media

 

View this post on Instagram

 

1 WEEK – BREAK MY HEART – 27.03.2020

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on