Gashi përsëri në Kosovë

Gashi përsëri në Kosovë

Reperi i njohur me prejardhje shqiptare, Gashi do të jetë i pranishëm edhe sivjet në festivalin “Sonny Hill” që do të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht në Parkun e Germisë.

Prezencën e tij e ka konfirmuar edhe këngëtarja Dua Lipa. Ajo përmes një statusi në Instagram ka vlerësuar lartë punën e Gashit dhe ka thënë se është krenare me të.

“Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë, në festivalin ‘Sunny Hill’. Gjithmonë krenare t’i shohë artistët prej vendit tim që lënë gjurmë në botë. Pak nga pak gjithë bota do të flet për neve”, ka shkruar Dua.

Vitin e kaluar në këtë festival morën pjesë emrat më të mëdhenj të industrisë si Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Matin Garrix mes tjerëve, Sunny Hill Festival këtë vit pritet të sjell emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike disa prej tyre janë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Asap Rocky dhe Skepta./21Media