Këngëtarja kundër Brexit

Këngëtarja kundër Brexit

Mbretëresha Elizabeta e II, të mërkurën, e miratoi zyrtarisht kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar punën e parlamentit para Brexit-it, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, vendim i kryeministrit ky që nxiti reagime të ashpra nga ligjvënësit dhe kundërshtarët e Brexit-it pa marrëveshje, shkruan rtv21.tv

Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram rreth situatës në Britani.

Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi ku duket Johnson dhe në pankartë shkruhet “u prehtë në paqe demokracia britanike”.

Kjo nuk është hera e parë që Dua tregon se është kundër Brexit.

Ndryshe, Brexit-i pritet të ndodhë më 31 tetor dhe pezullimi i punës së Parlamentit do të zvogëlojë dukshëm kohën e ligjvënësve për të diskutuar largimin nga blloku.

Johnson do që Brexit-i të ndodhë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE-në, edhe pse institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë bllokun pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit./21Media