Dua Lipa bukur dhe me stil

Dua Lipa bukur dhe me stil

Këngëtarja kosovare me famë botërore,  Dua Lipa me paraqitjet dhe imazhet e saj arrin të marrë vëmendjen e mediave dhe fansave të saj të shumtë.

Krahas angazhimeve të shumta, ylli kosovar po ndanë kohë edhe për fansat, për të cilët nuk po heziton të ndajë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Dua ka publikuar një fotografi nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, në të cilën duket për mrekulli, shkruan rtv21.tv

Me pantolla ngjyrë të zezë, të gjerë kah fundi, me flokë të lëshuara dhe kapelë të zezë, Dua duket tejet tërheqëse.

Ndryshe, ditë më parë, Dua Lipa në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017 ” rrëmbeu çmimin “Artistja e re më e mirë “./21Media