Dua, frymëzim për artistet tjera

Dua, frymëzim për artistet tjera

Këngëtarja e njohur suedeze, Amanda Winberg (AMWIN) ka publikuar projektin e saj të titulluar “Dua Lipa”. Ky projekt i artistes është xhiruar në Spanjë dhe është këngë ritmike. Sipas artistes, ka edhe një anë melankolike, transmeton rtv21.tv

“Kur dashurohem, e gjej vetën duke lundruar në mes të këtyre ndjenjave. Duke luftuar me frikën se do ta humbë kontrollin ose me frikën se do të thyhem.”, ka deklaruar artistja.

Po ashtu, ajo ka treguar se pse i ka vënë këtë emër projektit të saj, duke thënë se kjo është shenjë vlerësimi për Duan.

“Dua Lipa është shumë tërheqëse, shumë e sjellshme dhe mendoj që çdo kush do të bënte gjithçka për të. Si unë, në këngë flas për djalin që më pëlqen. Kur e krijova këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që më ra në mend. Mendova, “a ka ma mirë sesa një akullore”. E dua atë”, ka deklaruar ajo.

Dua me sukseset e saj të panumërta ka arritur të bëhet inspirim edhe për koleget e saj.

Ajo është duke punuar për albumin  e saj më të ri, gjë për të cilën ka treguar vetë Dua përmes rrjetit social Instagram, e cila ka treguar se ka filluar të punojë për këngët e albumit të dytë. “Unë dua t’ju mbajë të gjithëve të informuar me procesin. Kështu po eci ngadalë dhe kam filluar të përfundojë këngët për albumin tim të ardhshëm.”, ka shkruar Dua në Instagram.

Ndër të tjera, 23 vjeçarja ka treguar se për këngët e reja po bashkëpunon me Nile Rodgersin dhe se mezi po pret që të dëgjohen këngët e reja./21Media