Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përmes një postimi në rrjetin social Instagram i ka uruar 8 Marsin femrave më të rëndësishme të jetës së saj, shkruan rtv21.tv

“Ja ku janë disa nga super femrat e jetës sime. Pa ato nuk do të isha në gjendje të shtyjë asnjë nga këto gjëra. Ju dua shumë dhe do të doja të kisha më shumë fotografi që t’i tregoj botës sa të mrekullueshme dhe brilante dhe të çiltra, mbështetëse dhe inspiruese jeni ju të gjitha. Ju dua përgjithmonë”- ka shkruar Dua.

Ndryshe, Dua Lipa ka pasur sukses të jashtëzakonshëm së fundmi. Ajo ka triumfuar në Brit Awards duke fituar dy çmime të rëndësishme, atë të “artistes më të mirë femër” dhe çmimin “artistja debutuese më e mirë”. Dua tani po vazhdon me turnetë pa pushim./21Media