Çka po ndodh me Duan?

Çka po ndodh me Duan?

Dua Lipa është ndër artistet me nam botëror që po pushton mediat rozë. Kohët e fundit po komentohet shumë jeta e saj private, qysh prej momentit kur e bëri publike lidhjen e saj me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid.

Siç duket gjithçka po shkon mirë mes tyre dhe janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, transmeton rtv21.tv

Artistja shqiptare së fundi mori një vendim të papritur, fshiu të gjitha postimet nga llogaria e saj në Instagram.

Arsyeja pse Dua e bëri një veprim të tillë nuk po dihet ende, megjithatë mbetet të shihet ditëve në vijim se çka po fshihet prapa kësaj.

“Swan Song” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës që është publikuar më 24 janar dhe që deri më tani numëron mbi 52 milionë klikime në kanalin Youtube. “Swan Song” është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel” që është lansuar këtë vit./21Media