Dua fytyrë rekalumese e parfumit "Libre"

Dua fytyrë rekalumese e parfumit “Libre”

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa do të jetë fytyrë reklamuese e parfumit “Libre” të gjiganit YSL.

Bukuroshja shqiptare në videon e publikuar në Instagram të kësaj reklame duket mahnitëse në të zeza, ndërsa e pret në duar një shqiponjë, shkruan rtv21.

Ecja e Duas,  krenare dhe plot vetbesim ka tërhequr vëmendjen edhe të Dj të njohur Diplo.

“Unë eci nganjëherë kështu”, i ka komentuar ai në video.

Në fillim të muajit gusht të këtij viti Dua ishte në Kosovë, në festivalin e saj “Sunny Hill”, ajo elektrizoi publikun kur me reperin Gashi vallëzuan “Shotën” teksa Dua ishte e mbështjellur me flamurin kombëtar./21Media

 

View this post on Instagram

 

LIBRE… coming soon @yslbeauty @ysl #iamlibre #yslbeauty

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on