Artistja do të këndojë kolonën zanore të filmit

Artistja do të këndojë kolonën zanore të filmit

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të këndojë këngën për filmin e ri të “James Bond”.

Videoklipi i këngës do të xhirohet këtë verë në shtetin e Italisë sipas express.co.uk, përcjellë rtv21.tv

Express raporton që sipas mediave italiane, videoklipi do të xhirohet në fund të muajit gusht dhe në fillim të muajit shtator në Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci.

Në mediat e huaja kanë filluar të dalin edhe pamjet e para nga xhirimet e filmit më të ri të James Bond.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të një filmi, përcjellë rtv21.tv

Artistja shqiptare këndoi edhe kolonën zanore të filmit, “Alita: Battle Angel” që u publikua këtë vit. “Swan Song”, titullohet kënga e filmit që deri më tani numëron mbi 39 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media