Flet Dua Lipa për shëndetin mendor

Flet Dua Lipa për shëndetin mendor

Është koha që industria e muzikës të fillojë të marrë seriozisht shëndetin mendor të artistëve.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa u bëri thirrje industrisë që të ketë më shumë kujdes. Ajo kërkon që këngëtarëve të iu ofrojë kujdes më të mirë të shëndetit mendor.

Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë disproporcionale nga çështjet e shëndetit mendor”, tha këngëtarja e cila ka kohë që po thyen rekorde në karrierën e saj.

Gjatë një interviste ajo flet për vetvrasjet që po ndodhin në industrinë e muzikës, transmeton rtv21.tv.

Kam përfituar shumë nga kjo industri, por shoh rreth meje çdo ditë se çfarë mund të vuajnë të tjerët: frika nga dështimi, vetmia dhe presionet e mëdha të mediave sociale, veçanërisht për artistet femra”, shtoi ajo.

Sipas saj muzika po ndikon shumë te këngëtarët./21Media