Erdhi momenti i shumëpritur

Erdhi momenti i shumëpritur

Në skenën madhështore të festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”, performuan një numër i madh artistësh vendor dhe të huaj.

Dhe ëmbëlsira për fund, ylli i kësaj mbrëmje, Dua Lipa ngjitet në skenën e ngritur në parkun e Gërmisë në Prishtinë me shumë duartrokitje e brohorima.

22-vjeçarja me zërin dhe talentin e saj po performon para një numëri të madh të fansave të saj, kështu duke ndezur atmosferën në maksimum, shkruan rtv21.tv.

Festivali “Sunny Hill” ka karakter humanitar, 100 mijë euro të grumbulluara nga festivali i janë dhuruar organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta, Aktivititet Kulturore në Prishtinë dhe shkollave të muzikës në Kosovë.

Kujtojmë se festivali vazhdon edhe më 11 dhe 12 gusht ku do të performojnë edhe shumë e shumë emra të njohur të skenës muzikore./21Media